Tentoi t’i grabisë nga qafa gjerdanin prej ari 65-vjeçares italiane, arrestohet shqiptari

Aug 3, 2015 | 19:53
SHPËRNDAJE

Një 21 vjeçar shqiptar, me banim në Altamura, i arrestuar nga policia italiane pasi mbi të ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Barit, me kërkesë të prokurorit publik është lënë në arrest shtëpie, për tentativë vjedhje të një gruaje 65 vjeçare.

foto ilustruese
foto ilustruese

Sipas mediave italiane, gruaja kishte denoncuar agresorin, i cili e kishte sulmuar atë përpara derës së shtëpisë.

Teksa ajo ishte e zënë duke kërkim për çelësat e shtëpisë në çantë, është thirrur nga 21-vjeçari që të kthente kokën dhe pastaj ai u përpoq që t’i rrëmbente gjerdanin prej ari që ajo kishte rreth qafës.

Reagimi i fortë i gruas, ka qenë ai që ka ndaluar agresorin të tërhiqet nga kryerja e grabitjes, duke u zhdukur me nxitim.

Hetimi nisi nga policia lokale menjëherë pas denoncimit, bazuar në deklaratat e bëra nga viktima dhe
tiparet me të cilat ajo e ka përshkruar shqiptarin, kanë lejuar identifikimin e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura