Tentoi të vriste pronarin e një pike bastesh në Romë, kapet shqiptari. Pranga 3 të tjerëve

Feb 9, 2016 | 10:31
SHPËRNDAJE

Tre shtetas të tjerë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve në Itali të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për krimet e trafikimit të paligjshëm të drogave, armëmbajtje pa leje, rishitje e makinave dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Në operacionin e policisë janë konfiskuar edhe 9 kg marijuanë, një pistoletë e kalibrit 22, municione të ndryshme, dy makina, disa maska ​​skie, dorashka dhe dokumente të rreme.

karabinieret

Të arrestuarit janë tre shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian, të gjithë të njohur për policinë për vepra penale të mëparshme.

Teksa emrat e tyre nuk janë bërë me dije nga mediat italiane, mësohet se njëri prej shqiptarëve, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, është arrestuar teksa ngiste një makinë BMW X5 me ngjyrë të bardhë.

droga-160209072104

Nga lëvizjet e tij të dyshimta, karabinierët e ndoqën dhe zbuluan se kishin të bënin me një shtetas me origjinë shqiptare i cili akuzohet se ka qëlluar mbi pronarin e një pike lojërash fati, ngjarje e cila ka ndodhur nëntorin e vitit të kaluar.

Shqiptari ishte duke planifikuar për t’u kthyer në vendlindje por është ndaluar nga policia italiane.

ARRESTO-CARABINIERI_0

Sakaq, policia italiane në zonën e Caserta ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili po transportonte drogë. 32-vjeçari Altin Markja u arrestua pasi tërhoqi vëmendjen e policisë me sjelljen e tij të dyshimte, teksa u fut me makinë në një rrugë të ngushtë dhe po ecte në sens të kundërt.

Pas kontrollit policor rezultoi që poshtë sediljes së pasagjerit ai kishte fshehur lëndë narkotike të llojit marijuanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura