Tentoi të vriste kryeministren, burg përjetë për të riun

Aug 31, 2018 | 19:30
SHPËRNDAJE

“Burg për jetë” është dënimi i dhënë për një 21-vjeccar në Britani, i akuzuar për tentativë vrasje ndaj kryeministres britanike Theresa May. I riu do të duhet të kryejë minimalisht 30 vite pas hekurave, sipas vendimit.

Naa’imur Zakariyah Rahman 21 vjeç, nga veriu i Londrës, u dënua muajin e kaluar për përgatitjen e akteve të terrorizmit.

_102601200_rahman-1

Ai kishte në plan të shpërthente një bombë artizanale përballë Daëning Street dhe më pas të sulmonte me thikë kryeministren May duke përfituar nga kaosi që do shkaktonte shpërthimi.

Teksa i komunikoi vendimin, gjyqtari Haddon-Cave, tha se Rahman “do të kishte kryer sulmin” nëse ai nuk do të ishte arrestuar.

“Jam i sigurt se Rahman e dinte se pajisjet ishin reale dhe të afta të shkaktonin dëm serioz”.

Rahman u kap nga një operacion i fshehtë që përfshinte Policinë Metropolitane, MI5 dhe FBI.

Gjatë gjykimit, ai u deklarua fajtor për angazhim në sjellje që ndihmojnë në përgatitjen e akteve terroriste, bazuar në një video  të filmuar nga një bashkëpunëtor i tij në të cilën shprehte dëshirën për t’iu bashkuar grupit të Shtetit Islamik në Libi.

Gjatë leximit të pretencës, gjyqtari zbuloi se Rahman kishte pranuar në burg se ai do të kishte kryer sulmin nëse do të kishte pasur mundësi, gjë që është në kundërshtim me atë që ai tha gjatë gjykimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura