Do trafikonte bashkëmoshataren për prostitucion në Itali, arrestohet në Rinas 20-vjeçarja

Apr 18, 2015 | 16:46
SHPËRNDAJE

BERAT- 20-vjeçarja e shpallur ne kerkim pasi tentoi te trafikonte per prostitucion bashkemoshataren eshte arrestuar sot nga Policia Kufitare  në Aeroportin e Rinasit, në hyrje. Burimet te policise bejne me dije se eshte vene ne pranga shtetasja në kërkim A. H. 20 vjeç, banuese në Berat.

Për të cilën ka bërë denoncim shtetsja me iniciale S. D, se më datë 14.04.2015, pasi ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit për prostitucion.

foto ilustruese

Ndërsa bëhet me dije se prindërit e 20-vjeçares tjetër, banuese në fshatin Mbreshtan, komuna Sinjë, e kanë pikasur qëllimin në momentin që vajza e tyre ishte larguar nga banesa.

Pasi kanë njoftuar policinë, blutë e qytetit janë vënë në kërkim të 20 vjeçares S.D, e cila është braktisur në periferi të qytetit në kufi me Fierin nga personat që e kanë mashtruar. Vajza pas shoqërimit nga policia ka zbardhur identitetin e asaj që e kishte mashtruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura