Tentoi të ribashkohej me Benardin 1 vit pas ndarjes, Xheni e “Big Brother” kthehet në Itali e refuzuar

Oct 11, 2018 | 14:24
SHPËRNDAJE

Xheni dhe Benardi ishin një nga çiftet më të pëlqyera të “Big Brother Albania 9”. Lidhja e tyre vazhdoi dhe pas daljes nga ky “reality show”, por më pas çdo gjë mori fund, pikërisht para një viti kur ata morën pjesë si çift në spektaklin e kërcimit “Dance with me”.

benard-xheni-1

E mërzitur dhe e pikëlluar, Xheni vendosi të largohej menjëherë nga Tirana për t’iu bashkuar familjes në Itali. Pavarësisht kësaj, çifti vazhdoi të përflitej shumë dhe shpeshherë u aludua edhe për një rikthim të mundshëm, duke qenë se Xheni vinte shpesh në Tiranë.

Kështu, pak muaj më parë ajo deklaroi se kishte gjetur një punë si recepsionte dhe se do të jetonte në Shqipëri për ca kohë. Miq të afërt të saj treguan se rikthimi kishte të bënte me ndjenjat që ajo ushqente ende për Benardin, i cili nga ana e tij u tregua më indiferent në komunikimin me fansat në “Instagram”, ku la të kuptohej se nuk i interesonte më Xheni.

xheni benard

Pas ndarjes, Xheni është ajo e cila ka dhënë më shumë detaje nga marrëdhënia dhe është sërish ish-banorja e “Big Brother”, e cila nëpërmjet një përgjigjeje në “Instatory” ka treguar edhe një herë se dashuria e saj për Benardin ka qenë e pastër. Fansat e kanë pyetur se nëse do të kthehej pas, a do të zgjidhte Benardin dhe ajo është përgjigjur me “Po”.

Më tej në përgjigjet e saj ish-banorja ka treguar se shumë shpejt do të largohet nga Shqipëria për të shkuar pranë familjes së saj në Itali. Sipas komentuesve të ndryshëm, Xheni vendos të largohet pas disa tentativash për t’u ribashkuar me Benardin, nga i cili në mënyrë indirekte mori refuzimin.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/tentoi-te-ribashkohej-me-benardin-1-vit-pas-ndarjes-xheni-e-big-brother-kthehet-ne-itali-e-refuzuar/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura