Tentoi ta përdhunonte pronari i butikut, babai i vajzës: Si e mora vesh lajmin shokues

Jan 27, 2017 | 22:16
SHPËRNDAJE

Momente tmerri për familjen e 18-vjeçares K.G, të cilën 5 ditë më parë tentoi ta përdhunonte pronari i butikut ku ajo punonte si shitëse.

vajza e perdhunuar ne butik
Vajza me nenen e saj ne studio

Në studion e emisionit “me zemër të hapur”, babai i vajzës, Gentjani tregon me dhimbje momentin kur e mori vesh lajmin.

“E kam marrë vesh ngjarjen të dielën në 10:30 të darkës. Ishte vajza e vogël me një shoqe që më morën në telefon, u shokova, e mbylla telefonin, e mora vajzën dhe kam folur me shoqen e saj nga Berati”- ka treguar ai.

Babai i vajzes
Babai i vajzes

Sipas babait, vajza e tij ishte në punë kur pronari tentoi ta përdhunonte.

“Nina ka qenë në punë ka tentuar ta përdhunojë një person, ishte shokuese, unë jam besimtar dhe në cast falënderova zotin”- thotë ai, duke treguar se pastaj zhvilloi deri natën telefonan edhe me vajzën.

Çfarë kërkoni ju tani?

Unë kërkoj dënim maksimal me varje për këtë person. Për mua është poshtërsi e madhe. Jo vetëm për vajzën time, por për këdo vajzë.

Ju e dini se ku do punonte vajza juaj?

Jo unë nuk e dija këtë pjesë. E mora të shtunën vajzën në telefon. Më tha që jam në një butik te Ali Demi, po rregulloj, dhe po përgatitemi për ta hapur. I thashë kujdes, komunikoni edhe me mamin. Unë nuk e di çfarë kompanie është kjo. Si mund të shkojë një person me një femër. Atë Florin, pronarin e kompanisë, i them policisë që ta bllokojë kompaninë. Ajo kompani është një rrjet prostitucioni. Unë kam marrë disa informacione.

Cfarë kërkon tjetër?

Kërkoj dënimin maksimal për këtë person dhe për personat e tjerë. Mundësisht publik.

Si është gjendja e vajzës tjetër tuaj?

Dje kam komunikuar me dy vajzat dhe shoqen e tyre dhe e ndjej që edhe ajo nuk është mirë. Kërkoj një psikologe për vajzat. Këto i kërkoj shtetit dhe drejtorisë së Policisë.

Si është marrëdhënia juaj me vajzat?

Marrëdhënia është shumë e mirë. Kam pasur shumë komunikim të mirë. Jeta vazhdon, i ka këto prova. Ne duhet të bëhemi të fortë vetëm për fëmijët. Ndoshta forcojmë dashurinë për fëmijët dhe jo për njeri tjetrin.

NGJARJA

Një 39-vjeçar, i dënuar dy herë për shfrytëzim prostitucioni, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka rrahur një vajzë me qëllimin për ta përdhunuar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në butikun që ai kishte në pronësi te Rruga e Elbasanit, në Tiranë, ku vajzën që tentoi ta përdhunonte e kishte të punësuar si shitëse.

Policia e Tiranës njoftoi dje zyrtarisht se shërbimet e Komisariatit nr.1 arrestuan shtetasin Besim Lami, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.

Burime nga grupi hetimor thanë se ka qenë vetë shitësja me inicialet K.Z., 18 vjeçe, që ka denoncuar në polici rastin, duke thënë se pronari, Besim Lami, i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale dhe pasi ajo nuk kishte pranuar, kishte tentuar ta përdhunonte, raporton “Panorama”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, te butiku ku punonte vajza në pronësi të të dyshuarit.

Menjëherë pas kallëzimit shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë arrestuar të dyshuarin, i cili nga ana e tij i ka mohuar pretendimet e shitëses. Besim Lami rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, i dënuar dy herë për shfrytëzim prostitucioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura