Tentativë vrasje në 2012-ën, ekstradohet nga Greqia shqiptari i kërkuar

Mar 31, 2015 | 17:09
SHPËRNDAJE

Tiranë- Interpol Tirana ekstradoi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë shtetasin, Shpëtim Bishani (Bregu), 51 vjeç , lindur në Fier. Pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje në rrethana, cilësuese, në tentativë e bashkëpunim”.

foto ilustruese

Në datën 20.09.2012 rreth orës 19.30, shtetasi Shpëtim Bishani në bashkëpunim me shtetasin I.H, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës dhe lokalit të shtetasit S.M në fshatin Verbas/Fier.

Hetimi ka provuar se shkaku i këtij krimi ka qënë konflikti i mëparshëm që kishte shtetasi Shpëtim Bishani me shtetasin S.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura