Tentativë për vrasje në Durrës, Policia arreston në flagrancë të riun

Jun 30, 2016 | 8:45
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. I arrestuari është Dorian Hasa, 30 vjeç, banues në Durrës dhe person me precedent kriminal pasi rezulton i dënuar më parë.Policia123

Arrestimi i tij u bë pasi, të martën në mbrëmje rreth orës 22:30, në lagjen Nr.12 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin R.P., 26 vjeç.

26-vjeçari e ka goditur Dorian Hasën me grushte dhe me sende të forta në fytyrë dhe pas kësaj ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij.

I riu ka mundur të shmanget duke u larguar me vrap nëpër rrugicat e lagjes, kurse Hasa është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete edhe armën e krimit.

Pas kësaj, grupi hetimor kreu veprimet e para hetimore duke këqyrur vendin e ngjarjes, sekuestroi provat materiale, pyeti dëshmitarët okularë, të cilat mundësuan identifikimin dhe vënien në ndjekje të autorit të dyshuar.

Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm, model 54. Ndaj Hasës do të rëndojë akuza e “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura