VIDEO/ Tensionohet situata, serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok, hidhen granata dore në Zveçan

Sep 25, 2021 | 10:42
SHPËRNDAJE

Mediat e Kosovës raportojnë për tensione në Qendrat e Regjistrimit të Automjeve në Zubin Potok, ku serbët po reagojnë dhunshëm pas vendimit për reciprocitetin e targave.

zubin

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa situata paraqitet e tensionuar. Ndërkaq, serbët kanë paralajmëruar gjithashtu djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.

Më herët Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, ka thënë se pala kosovare dhe serbe duhet të takohen në Bruksel lidhur me çështjen e targave.

Escobar ka thënë se palët nuk duhet të dërgojnë forca speciale aty ku është i pranishëm KFOR-i, dhe të përmbahet nga retorika e dëmshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura