Tensioni në Veri/ Protestuesit serb refuzojnë të largohen nga komunat, shpërfillin kërkesën e trupave të KFOR

May 29, 2023 | 13:46
SHPËRNDAJE

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Capture

Sipas, Telegraf protestuesit serbë kanë refuzuar t’i binden kërkesës së trupave të KFOR për t’u larguar nga komunat. Protestuesit serb kanë deklaruar se do të largohen nga komunat vetëm pasi të tërhiqet policia e Kosovës dhe në zonë të jetë vetëm KFOR.

Si rrjedhojë e kësaj, numër i shtuar i forcave të KFOR-it janë parë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura