Tensioni në Kuvend, ambasadori francez: Të bërtitet më pak. Dialogu politik, kusht për integrimin

Mar 5, 2015 | 17:28
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi nga qyteti i Shkodrës, ku po zhvillon një tur dyditor, ka komentuar sot situatën e tensionuar që u krijua në sallën e Kuvendit. I pyetur nga gazetarët, Fitoussi ka theksuar:

Ambasadori Bernard Fitoussi

“Pashë disa gjëra, unë kam udhëtuar shumë dhe kam parë edhe gjëra të tjera të ndryshme. Fjala Parlament rrjedh nga një fjalë franceze, flas. Shpresoj, por kjo nuk më përket mua, besoj se në të ardhmen në këtë parlament të flitet pak më shumë dhe të bërtitet pak më pak.

Duke folur për polarizimin e situatës politike në Shqipëri, ambasadori i Francës tha se e rënmdësishme është “se si Shqipëria do ta gjejë rrugen e sj për të bashkuar me vendet e BE-së”.

“Ndër 5 kushtet që i janë vënë Shqipërisë gjatë marrjes së statusit të vendit kandidat, kushtui i pestë ka qenë dialogu, kompromisi dhe bashkëpunimi mes forcave politike. Dhe ky kusht mund të jetë vënë sepse ka lidhje me piken 4 të kushteve që ka të bëjë me luften pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por rrugen e duhur drejt Europës, Shqipëria duhet ta gjejë pa shqetësime dhe pa dhunë. Prej 6 muajsh që jam në Shqipëri kam kuptuar se shqiptarët duhet ta gjejnë rrugen e duhur me dialog me paqe si dhe të përballojnë sfidat që ka vendi në rrugëtimin e tij drejt BE”,- tha Fitoussi.

Ndërsa për problemin e shqioptarëve që kërkojnë azil në Francë, ambasadori francez ka nënvizuar se nuk rrezikohet rregjimi i vizave me Shqipërinë.

“nuk mendoj se rrezikon statusin e vendit kandidat si dhe nuk mendoj se cënohet rregjimi i vizave me Shqipërinë. Në francë janë rreth 2985 që kanë aplikuar për azil, por pothuaj se të gjithë nuk kanë motive politike. Këto kërkesa nuk do të pranohen por ato do të kthehen në Shqipëri, pasi kanë qëndruar në Francë duke shkelur shumë rëndë rregullat e qëndrimit të përkohshëm në Francë. Nuk bëhet fjalë për heqjen e lëvizjes së lirë të personave nga Shqipëria drejt Francës, por është detyra e autoriteve shqiptare që ti bindin këto persona që kanë motive ekonomike se nuk mund të shkelin rregullat e lëvizjes së lirë dhe të qëndrojnë në vendet e BE-së”,- theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura