Tensioni mes SHBA dhe Turqisë në pikë kritike, Erdogan bëri sot paralajmërimin që do ngjallë zemërim

Aug 4, 2018 | 16:34
SHPËRNDAJE

Tensionet midis SHBA dhe Turqisë janë pikën e tyre më kritike dhe pika e kuqe po pulson, shkruajnë mediat këtë te shtune.

erdogan-870x418

“Hapat e marra nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me pastorin Andrew Brunson nuk ishin të përshtatshme për një partner strategjik dhe nuk ishin të respektueshëm ndaj Turqisë”, tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan të shtunën.

Uashingtoni këtë javë vendosi sanksione ndaj dy ministrave turq për rastin e Andrew Brunson, një pastor amerikan në gjyq në Turqi akuzuar për mbështetjen e terrorizmit.

Duke folur sot, Erdogan tha se ai urdhëroi që asetet në Turqi që u takonin ministrave të Brendshëm të SHBA dhe të Drejtësisë të ngrinin, “nëse kanë ndonjë”.

Presidenti Erdoğan shtoi se “ata të cilët i shenjtërojnë terroristët dhe e mbështesin organizatën terroriste nuk do të shpëtojnë kurrë nga kthetrat e këtij shteti”, raporton “AA”.

– Amerika ka bërë një mosrespekt të rëndë ndaj Turqisë

Sipas tij, për 16 vite janë rritur 3,5-fish në ekonomi dhe se kanë ndërmarrë hapa serioz në politikat e jashtme. “Hapat e ndërmarrë nga Amerika sidomos në lidhje me rastin e fundit të pastorit Brunson në Izmir, është një hap që nuk i përshtatet një partneri strategjik. Amerika në të vërtetë me këtë hap ka bërë një mosrespektim serioz ndaj Turqisë. Nga njëra anë do të thuash ‘partner model’, ‘partner strtegjik’, ‘aleat’, kurse në anën tjetër do bësh përpjekje për të mbrojtur pastorin i cili ka marrëdhënie me PKK-në dhe FETO-n. Turqia është një shtet ligjor. Turqia në kuadër të këtij qëndrimi të shtetit ligjor do të bëjë atë që e kërkon ligji”, tha Erdoğan.

Ai thotë se “Nuk është e logjikshme konfiskimi i pronave në Amerikë të ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë në lidhje me rastin Brunson. Ata e kanë ndjekur nga afër atë”.

Sipas Erdoğanit nuk është e mundur të pranohet një qëndrim i tillë për ministrat turq të cilët nuk kanë asnjë pronë në Amerikë.

“Çfarë do të ndodhë tani? Ne pritëm deri dje në mbrëmje. Tani unë po i udhëzoj kolegët e mi, do t’i ngrijmë pronat e Sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme në Turqi, nëse kanë”, tha ai.

Ai tha se Turqia nuk mund të udhëzohet me një qasje të tillë. “Kjo është vetëm manifestim i një qëndrimi evangjelist dhe sionist. E vërteta e kësaj ngjarjeje është kjo. Këtu zotëri Trumpi është futur në një lojë shumë të madhe. Zotëri Trumpi duhet ta prishë këtë lojë”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan thekson se SHBA-ja po i nënçmon çështjet shumë të rëndësishme për Turqinë, si ajo e FETO-s dhe politikat për Sirinë, duke shtuar se e ndjek me pikëllim atë që SHBA po i zmadhon çështjet që janë shumë të thjeshta.

– “Është e mundur zgjidhja e problemeve me SHBA-të”

Sipas presidentit Erdoğan, Turqia nuk ka asnjë problem që nuk mund të zgjidh me SHBA-të apo vendet tjera.

“Është e mundur që çështjet mes nesh dhe palës amerikane të zgjidhen duke e marrë në plan të parë qëndrimin e partneritetit strategjik dhe aleancën, të cilat formojnë kornizën e interesave tona të përbashkëta. Shpresojmë që homologët tanë të heqin dorë nga ai qëndrim impulsiv dhe se për një kohë sa më të shkurtër të kthehen në mendimin praktik. Kanalet e diplomacisë punojnë në mënyrë shumë intensive. Mendoj se në një kohë të afërt, duke shkuar nga rruga e mendjes, do të lëmë prapa një pjesë të madhe të mosmarrëveshjeve midis nesh”, potencoi Erdoğan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura