Tensionet Ukrainë-Rusi/ Presidentja Vjosa Osmani: Kosova qëndron në krah të…

Jan 22, 2022 | 22:44
SHPËRNDAJE

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës duket se nuk po gjen një zgjidhje, pavarësisht tentativave për ndërmjetësim dhe paralajmërimeve të SHBA-së ndaj Moskës.

vjosa osmani

Për shumë analistë të çështjeve ndërkombëtare, kjo situatë mund të përshkallëzojë në luftë. Ndërkohë, Kosova duket se mbështet Ukrainën.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë një reagim në Tëitter ku shkruan “Kosova qëndron krah Ukrainës”.

Konfliktet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë të vazhdueshme, që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Rreth 90 tonë të “ndihmës vdekjeprurëse” të Shteteve të Bashkuara ka arritur në Ukrainë, teksa tensionet janë të larta për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse përgjatë kufirit ukrainas.

Kjo ishte dërgesa e parë e pakos së ndihmës të miratuar së fundmi nga ushtria amerikane për Ukrainën, ku përfshihen edhe municione për “mbrojtësit në vijën e parë” të frontit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura