Tensionet për targat/ Habit Daçiç: S’do të lejojmë sërish spastrim etnik të serbëve! Ata duan të shohin si do reagohet në përdorimin e forcës dhe…

Sep 22, 2021 | 10:26
SHPËRNDAJE

“Shkelje të Marrëveshjes së Brukselit” e ka konsideruar kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiç, vënien e masës së reciprocitetit për targat nga Qeveria e Kosovës.

Vasington, 18. jula 2019 - Prvi potpredsednik Vlade Srbije i ministar spoljnih poslova Ivica Dacic ucestvuje danas na Ministarskoj konferenciji o unapredjenju verskih sloboda koja se odrzava u Vasingtonu. FOTO TANJUG / MINISTARSTVO SPOLJNIH POSLOVA / bb

Në një intervistë për agjencinë Tanjug, ka thënë se Serbia ka ftuar Bashkimin Evropian, të sqarohet nëse këto marrëveshje vlejnë ende.

Ndërkaq, vendimin për targat e konsideron si spastrim etnik të serbëve, duke shtuar se Beogradi nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Ata (zyrtarët kosovarë) duan të shohin se si do të reagohet në përdorimin e forcës dhe nëse do t’u shkojë kjo. Jam i sigurt se në kokat e tyre ka ende shumë aksione. Presidenti Vuçiç ishte i qartë – NATO është përgjegjëse për ofrimin e sigurisë me rezolutën 1244. Ne publikisht i tërheqim vërejtjen se Serbia nuk do të lejojë sërish spastrim etnik të serbëve nga Kosova, sikurse ka bërë Kroacia në Krahinën serbe. Kjo është provokim për një krizë, jo rajonale, por botërore”, ka thënë ai.

Kujtojmë që vendimi i qeverisës së Kosovës për vendosje të targave të përkohshme nxiti reagimin e serbëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura