Tensionet në Veri/ Presidenti Begaj në vizitën e parë zyrtare në Kosovë: Përshëndes maturinë në përballimin e krizës së 31 korrikut

Aug 15, 2022 | 12:08
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikes, Bajram Begaj nisi sot vizitën zyrtare në Kosovë, e para që pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit. Presidenti Begaj ishte në Kosovë me ftesë të homologes Vjosa Osmani.

Begaj në deklaratë për shtyp pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve tha se Shqipëria do jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës ne Këshillin e Sigurimit.

Gjithshtu Begaj pershendeti maturine e Kosoves ne tensionet e shkaktuara me 31 korrik ne Veri te vendit, per zbatimin e reciprocitetit.

“Vij në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla, mes bijve të kësaj toke krenare dhe vëllezërve të të njëjtit identitet. Simbolike e lidhjes sonë së pandashme dhe të pandryshueshme.

Dy dialekte dhe një gjuhë, dy Republika dhe një komb, harta jonë e përbashkët patriotike.

Destinacioni ynë i përbashkët dhe Brukseli dhe bashkimin jonë në aleancën euroatlantike.

Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun e shqiptarëve nuk mund te zbehë këtë trashëgimi të lavdishme

Kosova dhe Shqipëria, gëzojnë të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Reformat integruese, thelbësore për stabilitetin rajonal, për të mbështetur mirëqenien dhe paqen në rajonin tonë.

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian një lajm i mirë për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë rajonin. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës , premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit.

Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv, sa më parë të jetë e mundur.  Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, aleanca garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishte vendimi i duhur.

Bota përballet me kërcënime të reja, siguria kombëtare, ushqimore, pandemitë, siguria kibernetike, janë fusha me rëndësi prioritare e kërkojnë bashkëpunim të shtuar.

Përshëndes maturinë e Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështes të drejtën për shtrirjen e autoritetit dhe zbatimit të ligjit në Veri të vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura