Tensionet në Veri/ Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel këtë javë, në tryezë edhe përfaqësuesi i SHBA-ve Escobar

Sep 27, 2021 | 20:40
SHPËRNDAJE

Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë kësaj jave do të ketë një takim në Bruksel mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, ku pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Ulen

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë konfirmon për gazetën “Express” se:Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura