Tensionet në rajonin e Nago-Karabakut/ Armenia dhe Azerbajxhani vendosin sërish armëpushim

Oct 17, 2020 | 22:49
SHPËRNDAJE

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim të ri në rajonin e Nago-Karabakut.

armepushim

Të dy konfirmuan se armëpushimi do të fillonte në mesnatë, në orën 10:00 të pasdites së nesërme ose orën 20:00 GTM.

BBC raporton se vendimi u mor në përputhje me marrëveshjet, që çuan në një armëpushim të nënshkruar fundjavën e kaluar. Sidoqoftë, përplasjet vazhduan pavarësisht kësaj marrëveshje.

Luftimet u ndezën muajin e kaluar mbi një rajon të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por që drejtohet nga Armenët etnikë, ku humbën jetën dhjetëra persona.

Kjo është dhuna më e rëndë në rajon që nga një luftë gjashtë-vjeçare mbi territorin që përfundoi me një armëpushim në 1994.

Më herët të shtunën, të dy kombet vazhduan të shkëmbenin akuza mbi shkeljet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia, të rënë dakord fundjavën e kaluar dhe dyshimet ka të ngjarë të mbesin pas deklaratave të fundit.

foto

Cila është marrëveshja e fundit?

Të dy kombet konfirmuan armëpushimin humanitar, megjithëse u dhanë disa detaje të tjera.

Ministria e jashtme e Azerbajxhanit tha se vendimi ishte “bazuar në deklaratën e presidentëve të Shteteve të Bashkuara, Republikës Franceze dhe Federatës Ruse, që përfaqësojnë Grupin Minsk të OSBE … të datës 1 tetor 2020, deklarata e Grupit të Minsk të OSBE. .. më 5 tetor 2020, miratuar në përputhje me deklaratën e Moskës të 10 tetorit.”

Anna Naghdalyan, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Armenisë mbarti të njëjtën deklaratë në një komunikim për mediat, duke shtuar se mirëpriti përpjekjet drejt një “armëpushimi dhe de-përshkallëzimi të tensionit” në zonën e konfliktit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili negocioi marrëveshjen e fundjavës së kaluar, foli me homologët në të dy vendet të shtunën dhe tha se ata kishin nevojë të “ndiqnin me përpikëri” marrëveshjen e mëparshme.

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Grupin Minsk të Evropës, kryesuar nga Franca, Rusia dhe SH.B.A., ka ndërmjetësuar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura