Tensionet në Mesdhe dhe marrëdhëniet me Francën, Erdogan telefonatë me Macron. Ja çfarë i tha

Sep 22, 2020 | 21:45
SHPËRNDAJE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).macron erdogan

Erdoğan dhe Macron diskutuan marrëdhëniet Turqi-Francë, Turqi-BE, si dhe situatën në Mesdheun Lindor.

Presidenti turk i tha homologut të tij francez se Turqia përkrah dialogun dhe bashkëpunimin për të zgjidhur problemet.

Erdoğan theksoi se injorimi i të drejtave legjitime të Turqisë dhe Qipros Turke në Mesdheun Lindor janë shkaku e tensionit në rajon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura