Tensionet në kulm/ Këshilltari i Sigurisë së SHBA i vë kushtet Rusisë: Ja si i rregullojmë marrëdhëniet

SHPËRNDAJE

Këshilltari i ri për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton i ka thënë ambasadorit amerikan në Rusi, Antony Antonov, se Moska duhet të adresojë shqetësimet amerikane për ndërhyrje në zgjedhje, sulmin me agjent nervor në Britani dhe situatën në Ukrainë dhe Siri, para përmirësimit eventual të marrëdhënieve.

bolton

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë më 19 prill është thënë se John Bolton, që ka fituar pozitën pas largimit të H.R McMaster më 9 prill, i ka bërë këto komente gjatë takimit në Uashington me ambasadorin amerikan në Rusi, Anatoly Antonov.

Administrata amerikane ka njoftuar që Bolton t’i ketë thënë Antonovit se marrëdhëniet më të mira do të ishin në interes të të dyja vendeve, mirëpo dallimet shumë të shprehura janë duke bllokuar përmirësimin e raporteve.

Disa çështje globale kanë rritur tensionet në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pavarësisht deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump se synon të përmirësojë lidhjet mes dy vendeve.

Komuniteti i inteligjencës amerikane akuzon Rusinë për krime kibernetike dhe fushatë propoganduese me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë nisur një varg sanksionesh ndaj Rusisë për vendimin e saj për aneksimin e Krimesë nga Ukraina më 2014.

Ushtria amerikane ka akuzuar Rusinë për mbështetjen e saj për presidentin sirian Bashar al-Assad, të cilën e mban përgjegjës për sulmin me armë kimike në Siri.

SHBA po ashtu mbështet Britaninë në konfliktin që ka me Moskën lidhur me helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri.

Britania fajëson Rusinë për këtë sulm.

Moska kundërshton ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane, deklaron se nuk të bëjë asgjë me helmimin e Skripalëve dhe pretendon se supozimet për sulm me armë kimike në Siri janë të rreme. REL

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakShtëpia botuese "Fan Noli" sjell në shqip romanin fitues të Meelis Friedental
Artikulli tjetërHoxha dhe Lukas trembin Partizanin, Dalipi bën ndryshime në formacion

S'KA KOMENTE

Comments are closed.