Tensionet në Kosovë, Enver Bytyçi në Panorama TV: Vuçiç ka dërguar banda terroriste dhe grupe kriminale, kërkon të destabilizojë Veriun

May 29, 2023 | 18:09
SHPËRNDAJE

Analisti Enver Bytyçi është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka dërguar në Kosovë banda terroriste dhe grupe kriminale, me qëllim destabilizimin e veriut të vendit.

zklkll

Komentet Bytyçi i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se qëllimi i Vuçiçit është shkëputja e veriut të Kosovës nga juridiksioni i Kosovës.

Ai shtoi se edhe faktori ndërkombëtar nuk është i qartë në qëndrimet e veta, në mbështetje të Kosovës.

“Asociacioni mbështetet edhe nga Rama. Vuçiç po përpiqet ta ndajë Defacto, dhë nëse nuk e arrin, do u japë serbëve autonomi territoriale dhe do të çojë në shkëputjen e këtij territori nga Kosova, pa asnjë diskutim.

Bandat terroriste që Vuçiç ka dërguar në veri të Kosovës, nuk janë qytetarët në veri të Kosovës, por janë grupe kriminale dhe shtetërore të Ministrisë së Brendshme dhe shërbimit sekret të Serbisë, me maska, sepse prandajnë mbajnë edhe maska, që të terrorizojnë dhe destabilizojnë veriun e vendit. Asnjë ndërkombëtar nuk e përmend këtë fakt që ata e njohin dhe madje dikush i ka thënë dërgoji, për t’i bërë presion Kurtit, sepse kështu ai mund të pranojë asociacionin.

Kjo bëhet për t’i dhënë një pushtet absolut Vuçiçit në Serbi, pasi ai këto kohë përballet me protesta të shumta. Por unë them se më mirë një Serbi e qartë pro Rusisë, sesa një Serbi as andej e as këtej dhe që cënon sigurinë e Kosovës”, u shpreh Bytyçi. Që nga presidenca e Barak Obamës, është një Amerikë tjetër, që ka devijuar nga mbështetja pa kushte për Kosovën. Mendoj se Kurti duhet të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar”, është shprehur Bytyçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura