Tensionet në ajër/ Ministri Kamenos thotë se Greqia e Turqia janë në luftë…

Apr 19, 2018 | 17:12
SHPËRNDAJE

Prej disa javësh, incidentet e njëpasnjëshme kanë bërë që Turqia dhe Greqia të kalojnë në nivele të reja dhe më të larta tensioni mes tyre.

Sot, i pyetur nga mediat rreth incidenteve më të fundit në ajër me avionët turq, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, tha se Greqia dhe Turqia janë në luftë të pashpallur prej më shumë se 4 dekadash.

Kamenos-768x440

Ai vijoi të thoshte se forcat ajrore turke sipas tij shkelin prej 1974-ës hapësirën ajrore greke.

“Kemi heronj që kanë rënë në vijën e frontit. Këto ngjarje ndodhin vetëm gjatë luftës.”

Të martën, në incidentet kufitare u përfshinë edhe kryeministri grek Aleksis Cipras si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, admirali Evangelos Apostolakis. Helikopterit ushtarak me të cilin fluturonin pranë ishullit Ro, që pretendohet edhe nga Turqia, iu afruan dy avionë luftarakë turq duke i kërkuar të dhënat e fluturimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura