Tensionet me Serbinë/ Stoltenberg e bën sërish të qartë: NATO gati të ndërhyjë nëse preket stabiliteti i Kosovës

Aug 9, 2022 | 23:19
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sërish se NATO është e gatshme të ndërhyjë në Kosovë nëse kërcënohet stabiliteti i vendit.

jensstoltenberg

Duke iu referuar tensioneve në veri midis Kosovës dhe Serbisë, Stoltenberg ka theksuar se pak ditë më parë ka zhvilluar biseda me udhëheqësit në në Prishtinë dhe Beograd lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni ynë është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat. Kjo është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka theksuar Stoltenberg në një intervistë për gazetën Vijesti.

Pas tensioneve në veri, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura