“Tensionet e 10 vjetëve më parë ziejnë ende në Ballkan, SHBA t’i përgjigjet agresionit rus”

May 22, 2015 | 17:55
SHPËRNDAJE

Senatori demokrat Chris Murphy, i cili ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në fundit në Maqedoni, u bën thirrje autoriteteve të Shkupit të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve të tyre.

Senatori demokrat Chris Murphy

Në një intervistë për shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës, Murphy  thekson se Shtetet e Bashkuara dhe në përgjithësi bashkësia ndërkombëtare duhet t’i përgjigjen me vendosmëri agresionit rus dhe se nuk duhet të lënë në harresë Ballkanin.

Qeveria e Maqedonisë duhet të angazhohet plotësisht për të respektuar të drejtat e shtetasve të saj, për të riparuar dëmin që kanë shkaktuar të gjitha këto që kemi dëgjuar kohët e fundit për aktet e autoriteteve. Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen aktivë dhe të pranishëm në zhvillimet në Ballkan. Ne e konsiderojmë si të mirëqënë se Ballkani është një rajon në paqe sot. Tensionet që u shpalosën në luftrat rajonale mbi dhjetë vjet më parë vazhdojnë të ziejnë, prandaj Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol më aktiv në atë rajon se ç’po luajnë aktualisht. Për këtë arsye shkova në Ballkan në vjeshtë të vitit të kaluar dhe shpresoj se kolegët e mi do të bëjnë të njëjtën gjë”,- tha ai.

Senatori Chris Murphy është anëtari më i lartë demokrat i Nënkomisionit të Senatit për Lindjen e Afërme dhe Antiterrorizmin. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura