Tensionet/ Avionë luftarak turq shkelin hapësirën greke, reagon Athina: Provokim

Jan 18, 2019 | 13:04
SHPËRNDAJE

Ne vijim te nje situate te tensionuar mes dy vendeve, Greqia akuzon Turqine per provokim.

avion

Reagimi vjen pasi dy avione turq raportohet se kane shkelur hapësirën ajrore të shtetit grek.

Mediat greke shkruajne se behet fjale për dy avionë luftarakë turq F16 që kanë fluturuar mbi ishullin Kounelonisi të Greqisë.

Mesohet se avionët turq u kapën nga radarët grekë, të cilët shkelën hapësirën ajrore greke rreth orës 12:03, sipas orës lokale.

Ata fluturuan në një lartësi 6 kilometra dhe më pas u larguan. Sipas Greqise, incidente te tilla nuk jane te izoluara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura