Tensione te skuadra e Serisë A, tifozët sulmojnë yllin e ekipit: Copë m***

Oct 19, 2021 | 14:14
SHPËRNDAJE

Vendimi i yllit Dushan Vlahoviç për të mos rinovuar me Fiorentinën ka tërbuar tifozët violët të cilët nuk e prisnin një vendim të tillë.

vlahoviç

Serbi konsiderohej si yll në Firence pasi karriera e tij po njeh vetëm ngjitje, por synimet janë të luajë për një ekip që mund t’i sigurojë trofe. Kjo do t’i shkaktonte klubit dhe humbje pasi Fiorentina pretendonte të fitonte një shumë të majm nga shitja e 21-vjeçarit, por mesa duket nuk ka qenë e destinuar për të ndodhur kështu.

Si të mos mjaftonte kjo, violët u mposhtën 1-0 mbrëmjen e djeshme nga Venecia duke shtuar dhe më shumë polemikat. Në stadium ishin prezent 700 tifozët nga Firence të cilët sipas mediave italiane kanë sulmuar në kor Vlahoviç.

‘’Copë m***’’, janë fjalët drejtuar serbit që tani nga idhull është kthyer në një futbollit të urryer ndërsa ka kohë deri verën tjetër të gjejë një destinacion të ri për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura