Tensione pas ndeshjes Partizani-Tërbuni, tifozët miq përplasen me policinë

Sep 26, 2015 | 16:16
SHPËRNDAJE

Nuk kanë munguar incidentet në fundin e sfidës midis tifozëve të Partizanit dhe policisë. Përplasja ka nisur pasi tifozët po tërhiqnin banerin e tyre dhe forcat e rendit kanë dashur të ndalojnë veprimin e tyre. 

Sherri-PartizaniKaq ka mjaftuar dhe mes palëve ka pasur përplasje. Ndërkohë që  futbollistët si Bicaj, Sukaj dhe Ibrahimi i janë gjendur në krah tifozëve të tyre duke negociuar me policinë.

Tifozët e Partizanit nuk janë mjaftuar me kaq, ata kanë shkulur disa stola nga stadiumi i Pukës dhe i kanë hedhur në fushë.

Tifozët shprehen se janë provokuar nga policia. Sipas tyre kjo është e disata herë që policia ushtron dhunë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura