“Turp t’u vijë”/ Pas tensioneve në Kuvend për Demarkacionin, shtyhet seanca

Feb 23, 2018 | 16:58
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij pajtohet që të shtyhet seanca për Demarkacionin në një ditë tjetër. Qëndrim të njëjtë ka edhe Memli Krasniqi, i cili thotë që seanca të mbahet të hënën në orën 10:00

Pamundësia për të mos arritur që sot të mblidhen votat dhe të arrihet konsensusi nacional, shefat e grupeve parlamentare, me përjashtim të atij të Vetëvendosjes, janë pajtuar që seanca për Demarkacion, fillimisht, të mbahet të hënën në orën 10:00.

Tensione në Kuvendin e Kosovës për Demarkacionin, Haradinaj: Turp t’u vijë. LDK: Dihet kush është tradhëtari

Kuvendi i Kosoves eshte mbledhur sot ne seance plenare per te votuar marreveshjen e Demarkacionit per percaktimin e kufijve me Malin e Zi.

Por qeveria nuk i ka ende 2/3 e votave per ta votuar kete marreveshje, per shkak se Vetevendosja dhe Lista Serbe kane deklaruar voten e tyre kunder.

haradinaj hoti

Kryeministri, Ramush Haradinaj në një fjalim para deputetëve tha se projektligji që ka ardhur para deputetëve e ratifikon Marrëveshjen e Demarkacionit të gushtit të 2015.

“A çfarë po ju pengon raporti i Komisionit të ri a? Ku po ju dhemb? Marre ju koft”, tha Haradinaj.

“Asnjë germë nuk i hiqet ligjit…”, tha Haradinaj, duke aluduar se do ta përkrahin demarkacionin vetëm nëse në të përfshihet edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, me të gjeturat e reja.

Pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Haradinaj ka reaguar shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se dihet kush është tradhtar e kush patriot.

“…Kush është patriot e tradhtar dihet. Që tri vite është prolonguar kjo çështje.  E lus kryeministrin të jetë i kujdesshëm kur t’i drejtohet 27 deputetëve, që janë më e madhe se partia e tij”, tha Hoti.

Zgjidhja për Demarkacionin: Po punohet për një draft të ri, të përfshirë edhe zyrtarë të VV-së

Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi ka alarmuar partitë politike që janë mbledhur në orët e mëngjesit të sotëm për të punuar në një draft që do të sillte një marrëveshje konsensuale para seancës. Express mëson nga burimet e saj se ka edhe nga Lëvizja Vetëvendosje me të cilët po diskutohet, ndërsa deputetët po përballen edhe me presion nga ndërkombëtarët

ballinaaaaaaaaaaa_1519373512-9155786

Para seancës së jashtëzakonshme që pritet të fillojë nga ora 10:00, pas disa mospajtimeve që kishin pasur një ditë më herët, partitë politike shqiptare, janë mbledhur për të punuar në një draft të ri që do të sillte në arritjen e një marrëveshjeje konsensuale para seancës për Demarkacion, që i njëjti sot të marrë votat e mjaftueshme në Kuvend.

Nga burime brenda takimit, Express mëson se ka persona të angazhuar për të biseduar edhe me pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, që deklarojnë se deputetët nga kjo parti janë të ndarë në dy koncepte dhe te të cilët ka shpresë që mund të ndërrojnë qëndrimet karshi kësaj çështjeje.

Në këto negociata janë të përfshirë edhe krerët e shtetit, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Express mëson se deputetët po përballen me presion të shtuar ndërkombëtar për ratifikim të Demarkacionit, duke deklaruar se kjo është arsyeja që janë mbledhur për t’i dhënë rrugë kësaj teme.

Qëllimi i partive politike është arritja e konsensusit që draft-ligji për Demarkacionin me Malin e Zi të ketë konsensus të gjerë të partive politike shqiptare. /Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura