Tensionë në Kuvend, Braçe replika me Palokën. Ndërpritet për disa minuta seanca

May 5, 2016 | 16:40
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme parlamentare. Deputeti Erion Braçe ka nisur të flasë nga vendi kur fjalën po e merrte kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Erjon BraceKy i fundit pretendoi se u ofendua dhe u fye nga Braçe. Në këto kushte, drejtuesi i seancës, Edmond Spaho e ndërpreu atë deri sa të qetësohej situata.

Me rifillimin e seancës, Paloka mori fjalën dhe kërkoi që të mblidhet Byroja e Kuvendit dhe të përjashtojë deputetin Braçe për fjalor fyes.

Mirëpo, nënkryetarja Leskaj tha se kreu i Kuvendit nuk ndodhej në sallë dhe se ajo nuk mund ta mblidhte dot Byronë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura