Tensione gjatë operacionit të Policisë, pas dy të rinjve, prangosen edhe katër familjarët e tyre. Refuzuan me dhunë që të mos…

| 10:41
SHPËRNDAJE
 

117529076_2825120124441007_8152929908662297727_n

Është shoqëruar me tensione operacioni policor i koduar “Poshnje” në Berat. Pas arrestimit të dy të rinjve që posedonin dhe shpërndanin në doza të vogla kokainë dhe kanabis, në pranga ranë edhe 4 familjarë të tyre.

Pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në banesat e tyre.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor.

Të rinjtë e arrestuar që shpërndanin drogën janë shtetasit: A. A., 25 vjeç dhe J. Sh., 18 vjeç, të dy banues në Berat.

Shërbimet e Policisë, në fshatin Poshnje, gjatë kontrollit të ushtruar në automjentin me të cilin këta shtetas po udhëtonin gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe doza cannabis sativa.

Gjithashtu, nga specialistët për Krimet u arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, konkretisht shtetasit H. A., 52 vjeç, E. A., 16 vjeç, E. G., 34 vjeç dhe K. D., 41 vjeç.

Të katërt banues në Berat, pasi në vijim të veprimeve hetimore punonjësit e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve A. A. dhe J. Sh. dhe shtetasit e mësipërm kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë që të mos ushtronin kontrolle në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.