Tensione dhe kërcënime? Trump flet për raportin me Erdogan, ja si e vlerëson

Nov 2, 2019 | 10:43
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA-ve, Donald trump ka deklaruar se me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka marrëdhënie shumë të mira, transmeton Anadolu Agency (AA).

erdogan trump

Lidhur me atë nëse do të realizohet apo jo vizita e planifikuar më 13 nëntor e presidentit Erdoğan në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: “Me presidentin Recep Tayyip Erdoğan kemi marrëdhënie shumë të mira. (Marrëveshja e arritur mes SHBA-së dhe Turqisë në verilindje të Sirisë). Armëpushimi u zbatua shumë mirë”.

Trump tha se ushtarët amerikanë në Siri dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. “(Kufiri Turqi-Siri) Kufirin ta kontrollojnë të tjerët. Ne kemi vendosur nën siguri naftën. E dua naftën. Po punojmë me kurdët (YPG/PKK). Po punojmë me Turqinë. Punojmë me shumë vende”, tha ai.

Ndërkohë duke e cilësuar si një “trillim” hetimin e nisur për shkarkimin e tij, Trump u shpreh: “Nuk mund të shkarkoni një president që nuk ka bërë asgjë të gabuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura