Tension te Kukësi, lojtarët presin rrogën e janarit

Apr 3, 2020 | 15:18
SHPËRNDAJE

Si të mos mjaftonte pezullimi i kampionatit dhe paniku i krijuar nga Koronavirusi, një tjetër vështirësi që klubet shqiptare po hasin, është aspekti ekonomik.

kukesi

Burime të “Panorama Sport” pranë lojtarëve të Kukësit, bëjnë me dije se futbollistët e skuadrës verilindore janë ende në pritje të rrogës së janarit, teksa klubi për shkak të pandemisë që ka gjunjëzuar botën, është vonuar në kalimin e pagave ndërkohë pritet që ky ngërç i krijuar të zgjidhet së shpejti dhe lojtarët të shlyen plotësisht.

Klubi i Kukësit është shquar si një ndër më korrektë gjatë gjithë kohës në Superiore, për sa u përket pagesave, por mesa duket pandemia po bën të vetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura