Tension te Barcelona, lojtari kapet me mjekët. Godet me grusht tavolinën

Dec 6, 2019 | 11:21
SHPËRNDAJE

Momente tensioni mes Barcelonës dhe sulmuesit francez, Osman Dembele. 

Dembele666

Sipas stacionit radiofonik “RMC Sports”, ka pasur një përplasje me tone mjaft të nxehta mes futbollistit dhe stafit mjekësor të klubit, menjëherë pas dëmtimit të tij kundër Borusias së Dortmundit në Champions.

Kërkesa e lojtarit ka qenë të kurohet në Katar, mjekët katalanas këmbëngulnin që të qëndronte pranë klubit, duke shkaktuar zemërimin e Dembelesë, i cili në një moment ka goditur me grusht edhe tavolinën, duke përsëritur se në qendrën “Aspetar” në Doha ai do të riaftësohej më mirë.

Dembele

Në këtë pikë erdhi OK i klubit. Dembele pritet ta përshpejtojë rikuperimin e tij me dy javë nga afatet e parashikuara.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura