Tenderët “në tavolinë”, në tre muaj u dhanë 6.4 milionë USD, APP: Rënie në raport me 2017

Apr 17, 2018 | 9:48
SHPËRNDAJE

Agjencia e Prokurimit Publik bëri me dije se në periudhën 1 janar-15 mars ka një rënie të numrit të procedurave me negocim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo si efekt i një reforme tërësore të shtrirë në prokurime. Referuar shifrave APP raporton se në total janë zhvilluar 150 procedura me negocim gjatë kësaj periudhe kur një vit më parë ishin 1510 të tilla. Vlera e prokuruar për 1 janar-15 mars 2018 ishte 694 milionë lekë apo rreth 6.4 milionë dollar kurse një vit më parë ky fond ishte rreth katër herë më i lartë.

grafiku i tenderave

Reforma në prokurime sipas APP ka dhënë efekt edhe tek nënshkrimi i marrëveshjeve kuadër të cilat këtë vit kanë qenë më prezentë. Marrëveshjet kuadër u rregulluan edhe me një udhëzim të veçantë nga APP duke synuar përdorimin më efiçent të parave nga ana e institucioneve lidhur me disa kategori blerjesh dhe shërbimesh të veçanta. Marrëveshjet kuadër të janar0-15 mars 2018 ishin 341 ndërkohe që një vit më parë ishin vetëm 14.

Në vlerë marrëveshjet kuadër të shpaluara kanë pasur një fond limit prej 8 miliardë lekësh kurse një vit me parë kjo vlerë ishte vetëm 132 milionë lekë.

Pozitive sipas APP ka qenë edhe mënyra sesi është vepruar me blerjet e vogla që ka rezultuar me një kursim prej 116 milionë lekësh. Kjo është diferenca mes vlerës së kontratave të nënshkruara dhe fondit limit të prokuruar. Në total numri i blerjeve të vogla të nxjerra në sistem është 2150.

APP raporton se nga sektori i koordinimit janë kontrolluar 220 procedura dhe janë nxjerrë 3 rekomandime për AK-të. Të paktën 36 autoritete kontraktore kanë reflektuar pas rekomandimeve të APP-së dhe kanë ndryshuar dokumentet e tenderit.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura