Tenderat pa garë në shëndetësi/ Alimehmeti në “Panorama TV”: Dëmi është madhor, me dhjetra miliarda lekë për shkak të abuzimeve! Ministrja justifikohet me…

Mar 29, 2023 | 16:29
SHPËRNDAJE

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për tenderat sekretë dhe pa garë që zhvillon Ministria e Shëndetësisë, për të cilën shprehet se dëmi është madhor.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Alimehmeti deklaroi se këto tendera sekrete janë evidentuar edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ai shprehu kritika ndaj ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila disa muaj më parë është shprehur se nuk sheh si të rëndësishëm raportin e KLSH-së. Sipas saj, është vetë ministria që bën vetëkontrollin për këto abuzime.

Alimehmeti: Dëmi është madhor, është maksimal. Ju shumë mirë që e keni vënë në dukje këtë element. Ke KLSH-në që e ka thënë shumë qartë se sa i madh në sa dhjetra miliarda lekë, monton dëmi i bërë në shëndetësi nga këto abuzime këtu. Në konferencën e saj në analizën vjetore për shëndetësinë, ministrja u pyet me shumë profesionalitet nga një kolegia juaj për raportin e KLSH-së, ajo u përgjigj me një metodë të habitshme duke thënë se nuk e shohin si të rëndësishëm se ne kemi kontrollin tonë të brendshëm. Po pretendojnë se hajduti po kontrollon veten e vetë. Dhe çfarë do thotë? Do e pranojë që ka vjedhur? Keni parë ndonjë në gjykatë që të thotë se i ka bërë ai të gjitha krimet dhe ka bërë edhe ca krime të tjera që ju s’i keni kapur? Gjithmonë do thotë se është i pafajshëm.

Për këtë gjë shteti ngre mekanizma. Siç është KLSH apo institucione të tjera si Gjykata Kushtetuese. Është shprehur shumë qartë për dëmin e bërë, dëmi i bërë në kurriz të të gjithëve ne. Në vitet e kaluara, për herë të parë në histori kemi shkuar në shtesat negative. Po vdesim më shumë se sa po lindim. Si rrjedhojë e çfarë ka ardhur kjo? Si pasojë e këtyre lloj abuzimeve. Shëndetësia nuk është një fushë që prodhon para. Ka harxhim patjetër, por duhet mirëmenaxhim me transparencë. Kemi parë në pandemi për tenderat sekretë. Sekret ndaj njerëzve që i paguajnë ato para? Sekret ndaj votuesve?

Sa u kushtonte atyre njerëzve që të blinin ilaçet, të paguanin skanerat. A njihni ndonjë ekzaminim skaneri që kushton 35 euro? A njihni ndonjë kurë antibiotikësh që kushton kaq pak. Mesatarisht, një pacient ka kushtuar 1000 euro sipas një raporti. Vetëm 300 euro janë disbursuar gjithsej. Ne e dimë që në rastet e rënda, shifrat kanë qenë shumë më të rënda. Ne këtyre talljeve duhet t’u japim fund. Ne nuk jemi shteti më i pasur në botë. S’mund të tallesh me njerëzit e tu. E them këtë sepse ne s’duhet të fshihemi pas gishtit. Duhet të kuptojmë se shëndetësia do ketë gjithmonë probleme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura