Temperaturat rriten, por e hëna nis me reshje. Ja zonat që rrezikohen

Jul 30, 2018 | 7:54
SHPËRNDAJE

Dita e pare e javes nis me reshje te dobeta ne gjysmen e qarqeve te vendit. Sipas  Institutiti te Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ne zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata.

1

RESHJET

E hënë, dt.30 priten reshje të dobëta në gjysmën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

E hënë, dt.30 temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 33 °C

në vendet e ulëta: 20 / 36 °C

në vendet malore: 15 / 28 °C

ERA pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

Zjarret 

Sot (e hënë, dt.30) pritet rrezik “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, rrezik “I ULËT” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë. Ndërsa në qarqet Korçë dhe Gjirokastër “S’KA RREZIK” për zjarre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku dhe konkretisht qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Qendër), qarku Korçë (Lindje), qarku Vlorë (Perëndim) dhe qarku Gjirokastër (Jugperëndim). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura