Temperaturat përvëluese në gjithë vendin, sinoptikanët tregojnë si pritet të jetë kjo javë (tabela)

Aug 8, 2022 | 7:37
SHPËRNDAJE

moti tabela gusht

I nxehti i këtyre ditëve parashikohet të pësojë një tërheqje në javën e ardhshme.

Java sipas meteorologëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të nisë e qendrueshme.

Në mesjavë, do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore.

Gjatë këtyre orëve kryesisht nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare. Reshjet në verilindje e juglindje do të marrin formën e shtrëngatave të shiut e lokalisht të breshërit me shkarkesa elektrike.

Temperaturat do të pësojnë rënien e tyre si në tabelë.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në brigjet detare dhe gjatë momenteve me shtrëngata.

Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura