Temperaturat e larta fusin Iranin në histori, i nxehti që s’ka ndodhur asnjëherë

Aug 1, 2015 | 18:48
SHPËRNDAJE

Irani po duron një një vale të të nxehtit që s’mund të përshkruhet me fjalë pasi 72 gradë celcius besoj biem dakort të gjithë se është më shumë se përvëluese.

iran-iraq-heat-DEE_3394697b
Në Lindjen e Mesme, mediat shkruajnë se temperaturat kanë arritur në gati 72 gradë Celcius.

Në Irak, zyrtarët ishin të detyruar të vendosin pushim publik për katër ditë, sepse ishte shumë nxehtë për të punuar.

Por fjala “nxehtë” ka marrë një kuptim krejt të ri në qytetin e Bandar Mahshahr, ku është pretenduar se indeksi i ngrohjes së qytetit, ishte në mesin e temperaturave më të larta të regjistruar ndonjëherë.

Indeksi i ngrohjes është regjistruar nga një grup ekspertësh të cilët parashikojnë se vendi mund të jetë duke përjetuar temperaturat më të nxehta urbane që ka duruar ndonjëherë njerëzimi.

Iraqi-thermometer-_3394699b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura