Temperaturat do arrijnë nesër deri në 35°C, ja çfarë parashikojnë meteorologët

May 24, 2022 | 13:51
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të ndikohet të mërkurën nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.

281114276_1410522442720424_6148668913108968656_nSinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 7-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 15 deri 32°C
në zona e ulëta 15 deri 35°C
në zona bregdetare 19 deri 34°C

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura