Temperatura pranë zeros dhe reshje të dobëta shiu, moti vijon të jetë i paqendrueshëm

Apr 20, 2021 | 14:01
SHPËRNDAJE

vranesira mot

Një mot i paqendrueshëm pranveror ka përfshirë vendin tonë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe dita e mërkurë parashikohet të ketë në qarkullim masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Këto vranësira në mesditë do të pasohen nga reshje të dobëta e të përkohshme shiu, kryesisht në lindje.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 13°C
zonat e ulëta 3°C deri në 18°C
zonat bregdetare 5°C deri në 18°C

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura