Temperatura deri në 8 gradë, rrebeshe e stuhi, çfarë parashikojnë sinoptikanët: Nga e mërkura…

Sep 20, 2019 | 11:29
SHPËRNDAJE

Oret ne vijim sipas sinoptikaneve paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat ne zonat jugore-juglindore do të sjellin rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere. 

moti-ree-600x360

Fundjava, sipas Meteoalb, do te karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Përsa i përket javës tjetër sërish pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë shira në të gjithë vendin, më të dendura gjatë ditës së martë. Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të muajit do të ketë ri-kthim te kthjellimeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta gjatë ketij episodi 3-4 ditor ku vlerat minimale do të zbresin deri në 8⁰C gradë C NDERSA maksimalet do të luhaten nga 29 apo 30⁰C.

Era do të jetë e fortë gjatë këtyre ditëve duke arritur shpejtesinë deri në 60 km/h duke sjellë në brigjet detare dallgezim të lartë deri 6 ballë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura