Temo Hodaj komandohet në krye të Interpol Tirana

Apr 1, 2015 | 16:34
SHPËRNDAJE

Komisar Temo Hodaj është komanduar në postin e drejtorit të Interpol Tirana, pas ndalimit të Artan Bajraktarit.

Temo Hodaj

Temo më parë ka mbajtur detyrën e specialistit në zyrën e Interpol Tirana.

Sakaq ish-kreu i Interpol Tirana, Bajraktari, i arrestuar per mosdergimin e urdherit te Interpol Brukselit per arrestimin e deputetit Mark Frroku, u la i lire sot nga gjykata.

Gjykata ka vleresuar te paligjshem ndalimin e Bajraktarit dhe ka rrezuar kerkesen e akuzes per “detyrim paraqitje’, pezullim nga detyra dhe vleresim te ligjshem te arrestit.

Nderkohe qe per specialisten Alla, gjykata ka vendosur detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra.  

Dy dite me pare, prokuroria urdhëroi arrestimin e drejtorit të Interpol Tirana, Artan Bajraktari dhe specialistes së kësaj zyre, shtetases Loreta Alla.

Ata u akuzuan për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi me mosveprimet e tyre kanë penguar ekzekutimin e urdhrit të arrestit ndaj deputetit shqiptar që akuzohet se ka kryer vrasje në shtetin belg në vitin 1999.  

Pas arrestimit te dy zyrtareve te Interpol Tirana, diten e djeshme dha doreheqjen kryepolici Artan Didi, duke njohur pergjegjesine morale qe nuk mundi te parandaloje ate qe ndodhi ne zyrat e Interpol per çeshtjen “Frroku”.   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura