Televotuesit e renditën të nëntën Elhaidën, Julian Deda: Juritë futën duart politikisht të ndyra dhe e shkatërruan Eurosong

May 25, 2015 | 9:45
SHPËRNDAJE

Televotuesit e kanë renditur të nëntën në finalen e “Eurosong”- ut, Elhaida Danin, por ka qenë juria ajo që me të drejtën e 50% të votave e ka ulur atë në numrin 17.

Elhaida Dani ne Viene

Lidhur me rezultatin e votimit ka reaguar sot edhe Julian Deda, I cili e quan skandal rezultatin përfundimtar.

“Skandal. Kjo do ishte renditja e kengeve ne Eurosong sipas votimit te publikut. Por fatkeqesisht jurite futen duart e tyre politikisht te ndyra dhe shkaterruan gjithçka..! Turp i madh..!”, shkruan Deda.

Por duket se as ky pozicion nuk është i sigurt. Fati i “keq” duket se vazhdon të përndjekë këngën shqiptare në festivalin europian.

Pas votimit të ulët nga ana e jurive europiane, me gjasë nga 34 pikët që me mund mblodhi deri në fund, do të zbriten 22.

Në faqen zyrtare të festivalit europian të këngës është njoftuar dje se rezultatet e votimit të Maqedonisë dhe Malit të Zi janë skualifikuar për shkak të parregullsive në procesin e votimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura