Televizoni shtetëror italian ndalon transmetimin e videove të ISIS

Mar 30, 2015 | 21:05
SHPËRNDAJE

“Asnjë video më shumë e postuar në internet nga ISIS nuk do të transmetohet në Rai”. Kështu bëri me dije Luigi Gubitosi, drejtori i përgjithshëm i radio-televizonit italian gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për të drejtat dhe detyrimet që lidhen me internet, në Dhomën e Deputetëve. Ai tha se vendimi është marrë pas një periudhe të analizës dhe reflektimit, të kompanisë që ofron shërbim publik, raporton “Il Messanggero.it”.

Rai nuk do të transmetojë më videot e xhihadistëve

“Çdo lajm do të jepet pas përpunimit nga ana e gazetarëve të Rai-t…”, tha ai.

Sipas tij ky është një vendim i fortë dhe i përgjegjshëm, “që garanton edhe mbrojtjen e dinjitetit të personave”.

40 për qind e popullsisë në Itali përjeton një ndjesi ankthi për shkak të terrorizmit islamik, thuhet në një anketim të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura