Telekom Albania rrit cilësinë e shërbimit me anë të brezit 800 Mhz

Oct 8, 2019 | 9:22
SHPËRNDAJE

Telekom Albania merr licencën për përdorimin e brezit të frekuencave 800 Mhz. Kjo hap rrugën për përmirësimi të mëtejshëm të rrjetit.

2

Në këtë mënyrë, qytetarët, të cilët janë abonentë të Telekom Albania, tashmë do të përfitojnë shërbim interneti 4G dhe 4G+ në zona të largëta. Një pikë tjetër favorizuese e përdorimit të brezit të frekuencave 800 Mhz, është se abonentët nuk do të kenë më shqetësime për shkëputjen e internetit kur ndodhen në ambiente të mbyllura, si godina, ashensorë etj.

1

Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP-it, Ilir Zela, i dorëzoi dje drejtorit të përgjithshëm të Telekom Albania, Emil Georgakiev, autorizimin mbi të drejtat e përdorimit të këtij brezi. Kreu i AKEP-it, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme investimet e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike për zhvillimin e sektorit dhe ekonomisë në tërësi, shprehu angazhimin për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e mëtejshëm të telekomunikacionit nëpërmjet teknologjive 4G dhe në të ardhmen 5G, në funksion të shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Telekom Albania, Georgakiev, u shpreh se ky është një hap që do të japë mundësi për të ofruar shërbime më të mira për abonentët. Investime të tilla bëhen që cilësia e rrjetit të jetë në lartësinë e duhur për të përballuar zhvillimet e mëdha teknologjike. Po ashtu, brezi i frekuencave 800 Mhz shënon fundin e brezit të gjeneratës 4G, duke i hapur kështu rrugën gjeneratës më të fundit 5G, e cila ndër të tjera do të jetë një bazë e fortë për zhvillimin e ‘Internet of Things’.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi situatën aktuale të tregut të telekomunikacionit në vend, perspektivën dhe zhvillimin e infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme. Në Shqipëri është gjithnjë e më shumë në rritje numri i personave, të cilët navigojnë në internet nëpërmjet smartphonëve të tyre.

Me hapjen e brezit të frekuencave 800 Mhz, abonentët do të mund të përdorin rrjetet sociale për të promovuar vendin apo për të mbaruar nevojat e tyre personale edhe kur të jenë në zona të largëta të Shqipërisë. Po ashtu, abonentët e Telekom Albania nuk do të humbasin komunikimin edhe kur të jenë në parkingje nëntokësore apo në ashensorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura