Telegram vjen me opsione të reja që lejojne fshirjen manuale të mesazheve/ Një arye më tepër për t’u larguar nga WhatsaApp?

Feb 27, 2021 | 16:21
SHPËRNDAJE

Telegram ka qenë një prej aplikacioneve të para që ka lejuar fshirjen manuale të mesazheve që shkëmbeni në platformë në të dy anët e komunikimit.

te

Megjithatë me përditësimin e fundit Telegram lejon fshirjen e të gjitha bisedave automatikisht pas një periudhe kohore të caktuar.

Duke përdorur këtë opsion të ri ju mund të fshini mesazhet e dërguar dhe pranuara automatikisht pas një afati kohor të përcaktuar prej juve.

Opsionet kohore janë 24 orë dhe 7 ditë për fshirjen e mesazheve. Llogaritja e kohës fillon nga momenti që dërgoni një mesazh dhe jo kur lexohet ai. Fshirja automatike ndodh vetëm për mesazhet e dërguara pas aktivizimit të afatit kohor dhe jo përpara.

Për të aktivizuar këtë opsion duhet të ndiqni këto hapa:

  • Në Android hapni Telegram dhe shtypni menunë me tre pika. Përzgjidhni opsionin Clear Historydhe vendosni afatin kohor të dëshiruar
  • Në iOS mbani të shtypur mbi një mesazhe dhe ndiqni opsionet Select > Cleardhe më pas butonin Enable Auto-Delete.

Në grupet e Telegram vetëm administratori i grupit mund të përdorë opsionin e fshirjet automatike ndërsa përdoruesit normalë nuk kanë për ta parë.

Çfarë ka tjetër të re në Telegram?

Versioni i ri i Telegram sjell edhe disa opsione të reja. Një prej tyre është mundësia për të shfaqur bisedat në formën e widgets në ekranin e telefonit duke bërë të mundur leximin në kohë reale të bisedave.

Nëse përdorni lidhjet për të ftuar njerëzit grupet Telegram, tashmë mund të vendosni një afat skadimi për këto lidhje. Kështu nëse dikush klikoni linkun për t’ju bashkuar grupit nuk do ta ketë të mundur pas një periudhe kohore.

Deri më sot Telegram ka lejuar vetëm 200 mijë njerëz në një grup. Tashmë me përditësimin e fundit mund të shtoni anëtarë pa asnjë kufizim por me një kusht: grupi juaj duhet të konvertohet në Broadcast Group dhe vetëm administratori mund të publikojë në këto grupe. /PCWorld.a/

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.