Një telefonatë e nxjerrë rastësisht në internet, dhe që po bën xhiron e rrjeteve sociale, ka si protagonist presidentin e Lacios, Klaudio Lotito, i cili flet me një person të panjohur, që ai e thërret Simone.
Mendimi i parë shkon tek trajneri Inzagi, dhe nga mënyra e bisedës, toni i zërit të presidentit është shumë i lartë. “Duhet të jem i sigurt se ai që nuk mund të luajë, nuk mund të luajë. Cili ndihet keq, ndihet keq. Tërë kohës ankohesh për gjithçka, por ke një skuadër dhjetë herë më të mirë, që vlen dhjetë herë më shumë se të tjera…” – mësohet të kenë qenë fjalët e Lotitos.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al