Telashet nuk mbarojnë, Ronaldinjo sërish pas hekurave

Nov 25, 2021 | 11:00
SHPËRNDAJE

Problemet me drejtësinë nuk kanë të sosur me ish-yllin e kombëtares braziliane, Ronaldinjo. Pak kohë pasi ka fituar lirinë, legjenda e Barcelonës mund të rikthehet përsëri prapa hekurave.

RONALDINJO 1

Ish-sulmuesi, i cili përfundoi në burg në vitin 2020 në Paraguai për falsifikim pasaporte, rrezikon të kthehet sërish brenda. Këtë herë problemet e tij janë me drejtësinë në Brazil dhe për detyrimet e pashlyera të tij kundrejt ishbashkëshortes së vet, Prishila Koeljo.

Sipas “Extra”-s, një gjykatë në Rio de Zhaneiro i ka dhënë kohë deri më 11 dhjetor Ronaldinjos që t’i shlyejë detyrimet financiare (kuotën e ushqimit) ish-gruas së tij. Në të kundërt rrezikon të përfundojë përsëri në burg. Detyrimet e tij ndaj ish-bashkëshortes në fakt qesharake, sepse bëhet fjalë për 100 mijë reais (monedha braziliane) ose rreth 16 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura