Tekstet shkollore falas, Nikolla: 2.2 milionë euro në dispozicion

Aug 26, 2015 | 14:08
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion fondin prej 2.2 milionë Eurosh për të mbështetur me tekste shkollore falas shumë kategori familjesh shqiptare.

Këtë e ka bërë me dije Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla teksa publikoi edhe kategoritë që përfitojnë nga ky vendim i Këshillit të Ministrave.

1440585759lindita-nikolla

“Sot ky premtim konsiderohet i mbajtur falë vendimit të këshillit të Ministrave që vë në dispozicon 2.2 milionë euro për të mbështetur me tekste falas dhe më shumë kategori familjesh shqiptare. Prej këtij fondi përfitojnë dhe fëmijët e komunitetit egjiptian, të cilët njësoj si fëmijët e komunitetit rom do të kenë mundësi të marrin librat falas për gjithë kohëzgjatjen e arsimimit më arsimin bazë. Të gjithë ata fëmijë që konsiderohen viktima të trafikimit, apo viktima të mundshme të trafikimit, përfitojnë gjithashtu tekste shkollore falas. Sikundër do të përfitojnë edhe ata fëmijë që vijnë nga familje ku ka një person me aftësi të kufizuar, apo kryefamiljari merr pension invaliditeti. Jemi treguar të kujdesshëm dhe solidarë me fëmijët e punonjësve të policisë të vrarë në krye të detyrës, që krahas bursës së studimit të fitojnë dhe tekstet falas”, tha ministrja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura