Teksa po i kontrollohej banesa, Tom Doshi në Facebook: Nuk më vranë dot, tani po përpiqen të më burgosin politikisht

Mar 26, 2015 | 17:01
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Teksa policia e kishte arrestuar dhe ne banesen e tij po ushtrohej kontrolli i imtesishem, ne profilin zyrtar te Tom Doshit ne Facebook behet nje status. Ne oren 16: 58, deputeti socialist i Shkodres ne rrjetin social deklaron se arrestimi i tij eshte nje burgosje politike, pasi sipas tij, urdheruesit nuk ia dolen ta vrisnin.

Doshi ne kete status thekson se provat qe ai kerkoi dhe nuk u pranuan te administrohen, “shpejt do ballafaqohen ne Gjykate dhe e verteta do te dale”. 

Statusi i Doshit

Statusi i plote i Tom Doshit:

Jam I bindur qe pas seances degjimore te bere dje ne Keshillin e Mnadateve te Kuvendit, nuk ka mbetur askush qe nuk e kupton pozicionin tim perballe se vertetes. Kam thene te verteten per porosine e vrasjes ndaj meje nga Kryetari I Kuvendit. Nuk me vrane dot, dhe tani po perpiqen te me burgosin politikisht.

Jam ne shtepine time duke pritur perballjen me Prokurorine ne Gjykate. Kam qene gjithe kohen ne dispozicion te hetimit, dhe do jem gjithmone ne dispozicion te hetimit. Nuk do largohem kurre nga Shqiperia deri sa te zbardhet cdo prove e historis se vrasjes. Do te jem ketu ne dispozicion te drejtesise dhe perball popullit per ta cuar kete beteje deri ne fund.

Asnje veprim I Prokurorise nuk me habit. Nuk u habita kur dje perfaqesuesit e Prokurorise deklaruan ne Keshillin e Mandateve se nuk ka akuze ndaj meje, se nuk jane bere hetime ndaj meje, por se ka vetem nje rregjistrim te ceshtjes ne regjistrat e Prokurorise se Pergjithshme.

Provat qe nuk u pranuan te administrohen, shpejt do ballafaqohen ne Gjykate dhe e verteta do te dale.

Ju faleminderit per mbeshtetjen dhe mesazhet qe me dergoni.

TOM DOSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura