Teksa lufta ka hyrë në muajin e 6-të, Ukraina bën bilancin e humbjeve ruse: Kemi vrarë 42 800 ushtarë. Ja sa tanke dhe mjete të rënda janë shkatërruar

Aug 10, 2022 | 11:07
SHPËRNDAJE

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar këtë të mërkurë bilancin e humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i agresionit me 24 gusht.

tanket

Në bazë të të dhënave të publikuara përllogaritet se 42,800 trupa ruse janë eliminuar nga forcat ukrainase.

Gjithashtu janë shkatërruar 1,832 tanke, 4,086 automjete luftarake të blinduara, 971 sisteme artilerie, 261 sisteme raketash të shumëfishta, 133 sisteme kundërajrore, 232 aeroplanë, 193 helikopterë, 3,005 mjete motorike dhe rezervuarë karburanti, 15 luftanije/anije, 766 mjete ajrore pa pilot,…

Sipas mediave ukrainase, vihet re se gjatë ditës së kaluar, trupat ruse kanë pësuar humbjet të mëdha në drejtim të Donjeckut.

Teksa lufta po përmbyll dhe muajin e gjashtë, trupat ruse po vijojnë të granatojnë dhe shkatërrojnë objektet kryesore të infrastrukturës në Ukrainë, duke qëlluar mbi qytetet dhe fshatrat e Ukrainës me artiler dhe sisteme të shumta raketash dhe raketa balistike.

ukraine

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura